Valon Berisha është duke u rikuperuar nga lëndimi, ndërsa Arbër Zeneli ka pësuar një lëndim në muskuj, këtë e ka konfirmuar Reims.
Skuadra frandeze, Reims, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Brest, ku nuk figurojnë lojtarët kosovarë, Arbër Zeneli dhe Valon Berisha.
Valon Berisha është duke u rikuperuar nga lëndimi, dhe nuk është i gatshëm për ndeshje ende. Ndërsa Zeneli, është lënduar dhe nuk mund të paraqitet ndaj Brest.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi francez përmes uebfaqes së tyre. Zeneli ka pësuar një lëndim në muskuj dhe nuk është bërë e ditur kohëzgjatja e lëndimit. /RTK