Kategoria Superiore e njohur ndryshe edhe si Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të javës së 16-të.
Ndër ndeshjet më interesante të programit të sotëm do të jetë mes liderit Vllaznisë dhe Kastriotit.
Pas 15 xhirosh, Vllaznia kryeson tabelën e Kategorisë Superiore, me 11 fitore, dy barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 35 pikë.
Në anën tjetër, skuadra e Kastriotit ka regjistruar katër fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje, duke u pozicionuar në vendin e shtatë me gjithsej 17 pikë.
Programin e plotë të ndeshjeve në Superligën e Shqipërisë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
13:45 Kukësi (6) – Bylis (8) (Stadiumi Zeqir Ymeri)
13:45 Skënderbeu (9) – Apolonia Fier (10) (Stadiumi i Skënderbeut)
16:45 Vllaznia (1) – Kastrioti (7) (Stadiumi Loro Boriçi) /RTK