Mbrojtësi danez është duke pasur paraqitje të mira nën urdhrat e Thomas Tuchel.
Andreas Christensen thotë që do të dëshironte që të nënshkruaj një kontratë të re me Chelsean, por ende nuk i është ofruar një e tillë, raporton “The Athletic”.
Kontrata aktuale e mbrojtësit francez me “Blutë” e Londrës përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, dhe Christensen ka shprehur dëshirën që të vazhdoj qëndrimin e tij në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.
“Ende nuk ka pasur bisedime rreth çështjes për vazhdimin e kontratës, por jam këtu për një kohë të gjatë, dhe gjithmonë kam qenë”, tha Christensen për “The Athletic”.
“E ndjej se kjo është shtëpia ime e dytë. Danimarka është shtëpia ime, por Chelsea do të jetë gjithmonë vendi im”, shtoi mbrojtësi danez.
Këtë sezon, Christensen ka arritur të regjistroj 15 paraqitje në Premier Ligën angleze për skuadrën e Chelseat./KP