Manchester City ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris-Saint-Germain të zhvilluar të mërkurën në Francë.
Edhe pse kampioni i Francës ishte në epërsi, anglezët ia dolën që ta përmbysin rezultatin duke bërë një paraqitje fantastikë në pjesën e dytë dhe duke realizuar dy gola përmes Kevin De Bruyne dhe Ryad Mahrez.
Pas ndeshjes, lojtari më i mirë u vlerësua sulmuesi nga Algjeria Ryad Mahrez me notën e lartë 8.7, ndërsa nga radhët e PSG-së më i miri ishte Marquinhos me notën 7.0./RTK