​28 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

- in Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2847 teste të kryera janë regjistruar 450 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 1001 pacientë, transmeton Alsat.

Betejën me COVID-19 e kanë humbur 28 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 151.122 raste, prej të cilëve 130.910 janë shëruar, 4.742 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 15.470 raste aktive me virusin korona./KP