Xhiro e 31-të e Superligës së Kosovës hapet sot me ndeshjen ndërmjet Feronikelit dhe Arbërisë.
Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 15:00 de ka një rëndësi më të madhe për Arbërinë e cila po lufton me të gjitha forcat për të mbetur në elitën e futbollit kosovar, raporton KosovaPress.
Momentalisht Arbëria ka 30 pikë dhe renditet e parafundit në tabelë, kurse Feronikeli ka mbledhur 35 pikë pas 31 ndeshjeve dhe pozicionohet në vendin e gjashtë./KP