​Krasniqi: Ka mjaft sfida që duan zgjidhje në MAPL, Qeveria shumë shpejt do ta publikoj programin qeverisës

- in Lajme

Javët e para të qeverisjes ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi i ka shfrytëzuar për të bërë skenimin e situatës aktuale brenda kësaj ministrie.

Ministri Krasniqi në intervistën dhënë për KosovaPress, tha se ka shumë sfida dhe probleme të cilat i kanë gjetur në këtë ministri por për të cilat thotë se janë në rrugën e mirë për t’i adresuar.

Ndër sfidat e para me të cilat është përballur ministri Krasniqi është edhe se shumica e stafit përbrenda ministrisë janë me ushtrues detyre. Problematik tjetër, Krasniqi thotë të jetë edhe se ministria është me ushtrues detyre.

Ndërkohë, Qeveria Kurti ende nuk ka bërë publik programin qeverisës. Mirëpo Krasniqi thotë se së shpejti do të publikohet programi qeverisës.

Krasniqi: Ka probleme që duan zgjidhje por jemi në rrugë të mirë për t’i adresuar

VIDEO

“Ka mjaft sfida dhe probleme që duan zgjidhje dhe jemi në rrugën e mirë që t’i adresojmë këto probleme dhe të krijojmë zgjidhje adekuate për ministrinë, komunat dhe qytetarët të keni shërbime më të mira më cilësore në komunat ku jetojnë. Kam gjetur në ministrinë në situatën ku mund të bëhet shumë punë, duke filluar nga fakti që një numër i konsiderueshme edhe i stafit brenda përbrenda ministrisë janë ushtrues detyre dhe nuk janë zyrtarë me mandat të përhershëm në vendin e punës. Kjo po krijon edhe probleme ditore në zgjedhjen e problemeve shumë shpejt. Jemi edhe me ushtrues detyre të sekretarit që është një tjetër problematik. Në anën tjetër ka mungesë edhe të stafit esencial[…]Por situata në përgjithësi është e mirë dhe stafi që është aktual është i përkushtuar dhe përtej krejt këtyre sfidave që i përmenda deri tani është një bashkëpunim shumë i mirë edhe i pjesë politikë me stafin civil dhe jemi duke adresuar të gjitha punët që janë me portofolin tonë”, tha ministri Krasniqi.

Sa i përket sekretarit të kësaj ministrie, Krasniqi tha se duhet të definohet transferimi i sekretares së mëhershme në një ministri tjetër dhe pastaj të shihet nëse do të hapet konkurs i ri për këtë pozitë.

Krasniqi: Jemi në fazën e definimit të transferimit të sekretares së mëhershme

VIDEO

“Kjo ministri ka një ushtrues detyre të sekretarit dhe sekretarja e mëhershme është transferuar me një ministri tjetër dhe tani jemi në fazën e definimit se çfarë është ky transferim, është i përkohshëm apo i përhershëm edhe a duhet ne të hapim një konkurs të ri dhe sigurisht ai është një proces tjetër i cili është i paraparë me ligj dhe ne mund vetëm mund të garantojmë që ai proces do të jetë transparent gjithë ata që dështojnë ta monitorojnë këtë proces të jenë të involvuar”, potencoi Krasniqi për KosovaPress.

Krasniqi tregoi se veprimet e menjëhershme si ministër i MAPL-së, ka qenë të dërgojnë mesazhe që dëshirojnë të jenë transparent.

Krasniqi: Veprimi ynë ka qenë të dërgojmë mesazhe që dëshirojmë të jemi transparent

VIDEO

“Veprimet tona të menjëhershëm kanë qenë që të dërgojmë mesazhe që dëshirojmë të jemi shumë transparent. Një prej vendimeve të para ka qenë që edhe t’i bëjmë shpenzimet që i bëjmë si ministër edhe kabinet i ministrit transparent, kjo nga fakti që janë shumë të rëndësishme si shpenzime sepse janë relativisht të vogla por kështu mund të kërkojmë edhe nga të tjerët edhe nga komunat që të jenë më transparent. Në anën tjetër, në skenimin e parë kemi vërejt se komiteti i Auditimit është pa kryesues dhe për një kohë të gjatë, nga mosvullneti politik i ish-ministrit nuk ka qenë funksional dhe menjëherë kemi ndërmarr masa konkrete që të zgjidhet një person adekuat në krye të këtij komiteti dhe të jetë funksionale”, është shprehur Kurti.

Krasniqi tregon se tashmë janë definuar planet dhe programet e kësaj ministrie.

Krasniqi: Shumë shpejt qeveria do të prezantoj programin qeverisës

VIDEO

“Ne kemi definuar objektivat tona dhe sigurisht ne kemi pas të qarta secilit do të jenë planet dhe programet për këtë sektorë por çka është e rëndësishme që edhe të skenohet situata aktuale, gjëra të cilat nuk mund të dihen derisa je jashtë institucioneve, tani dhe kjo pjesë është përfshirë brenda përbrenda programit tonë dhe shumë shpejt qeveria do ta prezantoj dhe brenda saj është edhe programi i ministrisë së administrimit të pushtetit lokal”, potencoi Krasniqi për KosovaPress. /Sh.Ahmeti/KP