Milanit nuk i lejohet të gabojë ndaj Lazios, formacionet e mundshme

- in Sport

Mbyllet sot xhiro e 33 e kampionatit italian të futbollit, Serie-A me dy ndeshje mjaftë interesante.

Nga ora 18:30 Napolit luan si mysafir i Torinos derisa skuadra e trajnerit Gennaro Gattuso është në luftë për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve dhe momentalisht renditet në vendin e pestë me 63 pikë, përcjell KosovaPress.

Ndeshja tjetër është ajo ndërmjet Lazios dhe Milanit e cila zhvillohet nga ora 20:45 në “Olimpico”

“Rossonerët” kanë filluar të humbin teren në luftën për një vend në Ligën e Kampionëve sidomos pas humbjes së fundit na Sassuolo.

Lazio nga ana tjetër ka 58 pikë në vendin e gjashtë por që ka edhe një tjetër ndeshje më pak të zhvilluar.

Kë to janë formacionet e mundshme të dy ndeshjeve

Torino: (3-5-2): Sirigu; Izzo, Nkoulou, Bremer; Singo, Rincon, Mandragora, Verdi, Ansaldi; Sanabria, Belotti

Napoli: (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Mario Rui; Fabian Ruiz, Demme; Politano, Zielinski, L Insigne; Osimhen

Lazio: (3-5-2): Reina; Marusic, Acerbi, Radu; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto, Fares; Immobile, Correa

Milani: (4-2-3-1): G Donnarumma; Calabria, Kjaer, Tomori, Dalot; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Rebic; Leao/KP