Pogaçëza të thjeshta e të shpejta me pak përbërës.
Miellin, margarinën dhe djathin bashkojini e kriposini. Brumin lëreni të pushojë në frigorifer (më së miri 24 orë).
Pastaj hapeni një petë me tëhollues dhe me ndihmën e një gote nxirrini pogaçëzat.
Lyejini me vezën e rrahur dhe piqini në furrën e parangrohur në 250 gradë derisa të marrin një ngjyrë të bukur./ RTK