Yuri Kim nga Shkodra: Votoni të lirë

- in Shqipëri

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, nga Shkodra ku po monitoron procesin zgjedhor, bëri një apel për qytetarët.

Ajo ka ritheksuar që qytetarët të dalin dhe të votojnë të lirë, duke shtuar që dita e sotme, i përket atyre. Ndërsa tha se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat.

Kim: Kjo është dita e qytetarëve

Video

“Pata një mundësi të mrekullueshme, që të shohë demokracinë në veprim në Shqipëri.

Më vjen mirë të shoh që sistemi i kartave të identitetit funksionon shumë mirë, në fakt pashë një rast ku sistemi nuk funksionoi dhe plani zëvendësues u zbatua menjëherë. Dua ta theksoj se SHBA nuk mbështesin asnjë parti të caktuar politike apo kandidat, por përkrahim të drejtën e shqiptarëve për të votuar dhe shpresojmë që çdo qytetar të votoj i pafrikësuar dhe pa ndërhyrje. Kjo është dita juaj”, ka thënë ajo./KP