Janë zhvilluar sot dy ndeshje në Superligën e Kosovës të cilat ishin të vlefshme për xhiron e 30 të kampionatit kosovar të futbollit.
Ballafaqimin ndërmjet dy skuadrave të fundit në tabel, Arbëris dhe Besës e fitoi Arbëria me rezultat të ngushtë 2-1, përcjell KosovaPress.
Golat për vendasit i realizuan Marceli dhe Bytyqi, kurse për skuadrën mysafire golin e vetëm e realizoi Brruti në minutën e 52.
Arbëria vazhdon të jetë në luftë për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit kosovar dhe momentalisht ka 30 pikë në vendin e nëntë, kurse Besa vazhdon me paraqitje shumë të dobëta dhe pas 30 ndeshjeve ka vetëm 10 pikë të mbledhura.
Në anën tjetër, ndeshja ndërmjet Drenicës dhe Feronikelit u mbyll pa fitues dhe me rezultatin e barabartë 1-1.
Feronikeli kaloi në epërsi në minutën e parë të ndeshjes, ndërsa Drenica e barazoi rezultatin në minutën e pestë shtesë të takimit.
Pas 30 xhirove, Drenica është në vendin e tetë me 34 pikë, kurse Feronikeli në vendin e gjashtë me 35 pikë./KP