​Milani gjen zëvendësimin e Donnarummas

- in Sport

Si duket Donnarumma do të largohet këtë verë nga Milani.

Gjiganti italian AC Milan ka gjetur zëvendësimin e portierit Gianluigi Donnarumma, ku thuhet se ka shprehur interesim serioz në shërbimet e portierit të Lille Mike Maignan, raporton “Calciomercato”.

Spekulohet se skuadra nga Serie A ka arritur marrëveshje personale me Maignan, dhe tani do të filloj bisedimet me skuadrën e Lille, për ta bindur rreth shitjes së 25 vjeçarit, përcjell KosovaPress.

Krerët e “Rossonerëve” kanë dështuar që ta bindin Donnarumman që të vazhdoj të ardhmen e tij në “San Siro”, ku ky i fundit pritet të largohet si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni./KP