​Barça, Reali dhe Juventusi përfshihen në një operacion të madh shkëmbimi të lojtarëve

- in Sport

Gazeta italiane “Tuttosport” sugjeron se mund të ketë shumë marrëveshje shkëmbimi ndërmjet tre gjigantëve evropian si Barcelona, Juventusi dhe Real Madridit ku po planifikohet ndryshimi i skuadrave për disa lojtarë duke përfshirë Leonardo Bonucci që do të shkëmbehej me Sergio Busquets të Barcelonës ose Rodrigo Bentancur që do ta kalonte në Real Madrid për Marco Asension.

Juve dhe Barca tashmë kishin kryer një operacion verën e kaluar duke shkëmbyer Arthur Melon me Miralem Pjanicin, edhe pse asnjëri prej tyre nuk bëri shumë përshtypje në ekipet e tyre të reja, përcjellë KosovaPress.

Me dështimin e projektit të Superligës, këto skuadra mbeten të përkushtuara teknikisht në kampionatet respektive, por klubet e tjera mund të mos dëshirojnë të negociojnë marrëveshje transferimi me ta.

Sipas “Tuttosport”, më shumë shkëmbime të stilit Pjanic-Arthur janë duke u planifikuar ndërmjet këtyre skuadrave për të shmangur kështu barrën financiare dhe shpenzimet e mëdha.

Është pohuar se kjo mund ta shohë Bonuccin duka kaluar në “Camp Nou” në këmbim të mesfushorit mbrojtës Sergi Busquets.

Një opsion tjetër do të ishte që Bentancur të shitej te Real Madrid dhe Asensio të bashkohej me Juventusin./KP