​Liverpooli arrin marrëveshje me Konaten

- in Sport

Ylli i Leipzig shumë pranë Liverpooli.

Kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli është shumë pranë transferimit të mbrojtësit të RB Leipzig Ibrahima Konate, raporton “The Guardian”.

“Të Kuqtë” kanë arritur marrëveshje personale me Konaten, i cili ka pranuar që të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me kampionin anglez, ku ky i fundit ka pranuar që t’i paguaj RB Leipzigut dëmshpërblimin prej 35 milionë eurosh, përcjell KosovaPress.

Konate shihet si njëri ndër mbrojtësit më të talentuar në Evropë, dhe pritet që Klopp ta formojë tandemin në mbrojtje me dyshen Konate-Van Dijk./KP