Nëse në mendjen tuaj ekziston ende dilema e pastës së dhëmbëve dhe zhdukjes së akneve, na lini t`ju themi se jo, nuk duhet ta përdorni kurrsesi në fytyrë.
Pasta është ideuar për të larë dhëmbët, ndaj nëse e përdorni në lëkurë do t’ju irritojë, thajë dhe plasarisë lëkurën. E gjitha kjo të çon në një reaksion zinxhir të pakëndshëm. Lëkura e prirur ndaj akneve do të reagojë ndaj thatësirës dhe acarimit duke prodhuar më shumë akne. Kështu, teksa mundoheni të mbuloni dhe mbyllni njërën akne, hapni kushedi sa e sa të tjera. Kjo s’i zbeh mrekullitë e tjera që mund të bëjë pasta e dhëmbve rreth e rrotull shtëpisë. Duhet thjesht të dini ku ta përdorni!
1. Largoni zverdhjen e atleteve
Merrni një furçë dhëmbësh dhe lyejeni me pastë. Fërkoni mirë e mirë gomën e atleteve dhe shihni se sa të bardha dhe reja do të duken.
2. Pastroni hekurin
Merrni një leckë dhe lyejeni me pak pastë. Fshini pjesën e poshtme të hekurit në mënyrë që të largoni çdo papastërti prej tij.
3. …Dhe gjithçka tjetër
Të njëjtën gjë mund të bëni edhe me unazat, për t’i shkëlqyer sa më shumë.
4. Largoni erën e pakëndshme nga biberoni
Pas disa përdorimeve biberoni mban një erë të rëndë qumështi. Lajeni me pak pastë dhe era s’do të jetë më problem.
5. Lani pasqyrat
Pasta sugjerohet veçanërisht për pasqyrën e banjos, e cila vishet nga avujt e shumtë. Fërkojeni me një sfungjer me pak pastë dhe ja ku zgjidhët punë.
6. Hiqni njollat nga rrobat
Pasta e dhëmbëve rezulton e suksesshme edhe në rroba. Nëse këmisha juaj është bërë me buzëkuq apo kafe lajeni zonën përreth me pastë dhëmbësh. Përsëriteni disa herë derisa të zhduket tërësisht.
7. Lani duart
Për të hequr një aromë të pakëndshme nga duart, lajini këto të fundit më pak pastë./KP