Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante në kuadër të xhiros së 30.
Ndeshja hapëse e këtij programi do të jetës mes Arbërisë e Besa Pejës, kurse në takimin tjetër, Drenica pret në shtëpi skuadrën e Feronikelit, përcjell KosovaPress.
Pas 29 ndeshjeve, Arbëria gjendet në pozitën e nëntë në tabelë me 27 pikë, kurse kundërshtari i sotëm i tyre Besa e Pejës, pozicionohet e fundit në tabelë me vetëm 10 pikë.
Në anën tjetër, Drenica gjendet në vendin e tetë me 33 pikë, një më pak se Feronikeli, që zë vendin e shtatë me 34 pikë.
Programin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës e gjeni më poshtë.
15:00 Arbëria (9) – FC Besa Pejë (10) (Stadiumi Sami Kelmendi)
15:00 Drenica (8) – Feronikeli (7) (Stadiumi Bajram Aliu) /KP