​Barcelona bën prioritet transferimin e Depay

- in Sport

Holandezi dhe ylli i Lyon do të jetë lojtar i lirë në verë.

Gjiganti katalunas Barcelona thuhet se ka prioritet transferimin e sulmuesit të Lyonit, Memphis Depay, raporton “RMC Sport”.

Barça ka kohë që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e yllit të Lyonit, dhe ende shpreson që ta transferoj atë në fund të këtij sezoni me parametra zero, kur edhe i skadon kontrata aktuale e tij, përcjell KosovaPress.

Që nga transferimi i tij tek Lyoni, Depay ka arritur të bëjë 174 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 74 gola dhe 52 asistime për skuadrën e tij/KP