Gjiganti katalunas është duke udhëhequr 3:1 kundër Getafes.
Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Barcelondës kundër Getafes, ku rezultati momental është 3:1 në favor të “Blaugranëve”, përcjell KosovaPress.
Rezultatin i pari e zhbllokoi ylli i Barcelonës Lionel Messi në minutën e 8’, kurse katër minuta më vonë, Clement Lenglet shënon në portën e tij për të ndihmuar Getafen që të barazoj shifrat në 1:1 .
Kundërpërgjigja e Barcelonës ishte e shpejtë, ku brenda pesë minutave ndryshuan shifrat në 3:1 në të mirë të tyre.
Fillimisht një autogol i mbrojtësit të Getafes, Chakla, në minutën e 28’ ndryshoi shifrat në 2:1, kurse në minutën e 33’ ishte përsëri Lionel Messi që shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcelonën.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 3:1 në të mirë të Barcelonës.