Maqedonia Veriore gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 39 viktima dhe 603 raste të tjera COVID-19.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 149.221, ndërsa numri i vdekjeve në 4.595.
Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 126.234 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.
Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është 18.392. /Atsh/KP