DRITA APO PRISHTINA?

- in Sport

Futbolli kosovar do të rikthehet përsëri, kësaj here me Superkupën e cila do të zhvillohet në Antali të Turqisë.

 

Ndeshja e Superkupës zakonisht zhvillohet përpara fillimit të sezonit të ri, mirëpo për shkak të pandemisë dhe orarit të ngjeshur, është vendosur që të shtyhet.

FC Drita, si fituese e titullit kampion do të ketë përball Prishtinën, fituesen e Kupës.

Federata e Futbollit të Kosovës ka raportuar ditë më pare se të dyja klubet kanë pranuar të zhvillojnë ndeshjen në Turqi, atje ku edhe po kryejnë stërvitjet përgaditore për gjysmën e dytë të sezonit.

Me fillim nga ora 12:00 do të luhet kjo ndeshje, e cila zhvillohet në kompleksin sportiv të Mardanit.

Rivaliteti i madh që këto dy klube kanë pasur ndër vite do  ta bëjë edhe më interesante ndeshjen e sotme. /RTK