Të mërkurën në Prishtinë është arrestuar një shtetas i Shqipërisë me dyshimin për trafikim me njerëz.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me datën 21.04.2021 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP