Xhiroja e 32 e Serie-A ka sjellur mjaftë rezultate befasuese për skuadra e mëdha.
Milani u mposht me rezultat 2-1 nga Sassuolo që bëri një përmbysje të rezultatit në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “San Siro”.
Juventusi ka arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm duke e mposhtur Parman me rezultat Alex Sandro (2) dhe De Ligt, kurse për Parman golin e vetëm e realizoi Brugmani në minutën e 25-të, përcjell KosovaPress.
Nga ana tjetër, lideri i tabelës Interi është ndalur me barazim 1-1 nga Spezia. Vendasit madje ishin në epërsi më golin e Farias, por “Neroazzurrët” i barazuan shifrat me golin e kroatit Ivan Perisic.
Pas 32 ndeshjeve, tabelën e Serie A e kryeson Interi me 76 pikë, dhjetë më shumë se Milani që është në vendin e dytë me 66, kurse Juventusi ka 65 pikë në vendin e tretë./KP