Edhe zyrtarisht gjiganti anglez Manchester City ka konfirmuar se ka hequr dorë nga pjesëmarrja në Superligën Evropiane të Klubeve.
“Klubi i Futbollit Manchester City mund të konfirmojë se ka miratuar zyrtarisht procedurat për t’u tërhequr nga grupi i cili ishte duke zhvilluar plane për një Superligë Evropiane”.
Ky vendim i Cityt vjen pas reagimeve dhe protestave e pakënaqësive të mëdha nga tifozët e klubeve angleze, përcjellë KosovaPress.