Finalja e FA Kupës në Angli do të drejtohet nga gjyqtari Michael Oliver dhe ekipi i tij derisa Massey Ellis do të jetë gruaja e parë që do të përfshihet në finalen e këtij kompeticioni.
Chelsea ballafaqohet me Leicester Cityn në “Wembley” të shtunën më 15 maj, derisa Start But dhe Simon Bunnet do të jenë asistëntët egjyqtarit kryesor, përcjell KosovaPress.
Në sistemin VAR do të jetë Sian Massey-Ellis.
Chelsea në gjysmëfinale e mposhti Manchester Cityn kurse Leicesteri triumfoi ndaj Southamptonit./KP