Gjiganti bavarez Bayern Munich edhe zyrtarisht ka konfirmuar se nuk do të bëhet pjesë e Superligës evropiane të krijuar nga 12 klube të mëdha evropiane.
“FC Bayern nuk është përfshirë në planet për krijimin e një Superlige. Ne jemi të bindur që struktura aktuale në futboll garanton një themel të besueshëm FC Bayern mirëpret reformat e Ligës së Kampionëve sepse ne besojmë se ato janë hapi i duhur për zhvillimin e futbollit evropian. Faza e modifikuar e grupeve do të kontribuojë në një rritje të eksitimit dhe përvojës emocionale në garë. “, thuhet në njoftimi e Bayern Munich.
“Unë nuk besoj se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane që kanë lindur si rezultat i pandemisë. Përkundrazi, të gjitha klubet në Evropë duhet të punojnë me solidaritet për të siguruar që struktura e kostos, veçanërisht pagat e lojtarëve dhe tarifat janë sjellë në përputhje me të ardhurat, për ta bërë më racional të gjithë futbollin evropian.”, ka thënë në fund Karl Hainz Rummenige./KP