101 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
Nga spitali kanë njoftuar se 74 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe katër pacientë janë në CPAP.
Ndërsa, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Po ashtu në të dhënat e spitalit bëhet e ditur se në 24 orët e fundit shtatë pacientë janë shëruar nga virusi korona. /KP