Futbollisti kosovar, Jetmir Halili, ka nënshkruar me skuadrën suedeze, AIK.
Haliti ishte pjesë e skuadrës suedeze, Jonkopings Sodra IF, nga viti 2019 dhe tani është bashkuar me skuadrën AIK.
Për Jonkopings, Haliti kishte shënuar një gol në 53 paraqitje. Tani, Haliti do të mbajë numrin 6 për skuadrën e re dhe ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023.
“Jam shumë i lumtur që kam ardhur në AIK, është një klub që njihet për historinë dhe për tifozët fantastikë. Tani jam i etur për të filluar përgatitjet me ekipin për sezonin”, tha Jetmir Haliti./RTK