Përjashtim nga çdo kompeticion, UEFA po përgatitë dënimet e ashpra ndaj klubeve pjesëmarrëse në Superligën Evropiane

- in Sport

Krijimi i Superligës Evropiane pritet t’i kushtojë shumë rëndë klubeve kryesore nga Premier Liga, La Luga dhe Serie-A.

Mos kordinimi me organin më të lartë të futbollit evropian do të sanksionohet me dlnime shumë të ashpra, përcjell KosovaPress.

Presidenti i UEFA-së Alexander Ceferin është duke u konsultuar me këshilltarët ligjor të këtij institucioni për të vemdosur rreth dënimeve që do të shqiptohen ndaj skuadrave që janë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës në këtë edicion garues.

“Do të provojmë t’i përdorim të gjitha sanksionet r mundshme për klubet pjesëmarrëse në Superligë. Sa më shpejtë që është e mundur ata duhet të përjashtohen nga të gjitha garat, edhe lojtarët gjithashtu.”, ka thënë Ceferin./KP