Skuadra angleze Tottenham Hotspur e ka zyrtarizuar shkarkimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit kryesor te skuadrës.
Njoftimi është lëshuar në faqen zyrtare të klubit ku thuhet:
“Klubi sot mund të njoftojë se Jose Mourinho dhe stafi i tij i trajnerit i cili përbëhet nga Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga detyra e tyre.”
Ndërsa presidenti i klubit në lidhje me këtë vendim deklaroi:
“Jose dhe stafi i tij stërvitor kanë qenë me ne gjatë kohërave tona më sfiduese si një Klub. Jose është një profesionist i vërtetë që tregoi qëndrueshmëri të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Në një nivel personal unë isha shumë i kënaqur të punoj me të dhe pendohemi që gjërat nuk kanë ecur siç e kishim parashikuar të dy. Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu dhe ne do të dëshironim ta falënderonim atë dhe stafin e tij stërvitor për kontributin e tyre. ”
Ryan Mason do të marrë trajnimin e ekipit të parë sot dhe për zhvillime të tjera do të iu njoftojmë me kohë, thuhet në njoftimin e klubit anglez./KP