REAL MADRIDI NUK PO MENDON PËR SHKARKIMIN E ZIDANE-S

- in Sport

Real Madridi është tronditur duke u eliminuar nga Kupa e Mbretit, nga skuadra e ligës së tretë, Alcoyano.

 

Reali u mposht me rezultat 2-1, edhe pse Alcoyano ishin me 10 lojtarë. Eliminimi nga Superkupa e Spanjës dhe Kupa e Mbretit, ka zgjuar debat se a duhet të shkarkohet trajneri i kësaj skuadre Zinedine Zidane.

Goal.com, shkruan se Zidane e ka besimin e klubit dhe nuk janë duke menduar për shkarkimin e tij. Zidane deklaroi pas ndeshjes se janë në një moment të vështirë dhe se duhej ta fitonin ndeshjen.

“Është një moment i vështirë, në jemi jashtë Kupës së Mbretit, ne duhej të bënim diçka, por nuk mundëm. Ky është futbolli”, ka deklaruar Zidane. /RTK