​ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj stafit të Klinikës së Pulmologjisë

- in Shëndetësi

ShSKUK dënon sulmin fizik ndaj stafit të Klinikës së Pulmologjisë

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka reaguar ndaj sulmit të mjekut dhe infermieres në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

ShSKUK dënon sulmin ndaj stafit shëndetësorë.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), është njoftuar nga Klinika e Pulmologjisë, se dje derisa po ofronin kujdesin shëndetësorë për pacientët, rreth orës 16:00, në vendin e tyre të punës, nga ana e një familjari, janë sulmuar fizikisht, mjeku, G.H dhe infermierja, T.N. ShSKUK dënon ashpër sulmin ndaj stafi shëndetësorë, i cili ishte duke trajtuar rastet me Covid-19, në Klinikën e Pulmologjisë, duke kërkuar nga organet kompetente që sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagim nga ShSKUK.

Për sulmin ka njoftuar sot Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar në njërën klinikë, pasi që i njëjti si pasoj e një rasti që kishte pasur, i kishte penguar dhe sulmuar një femër dhe një mashkull kosovar staf mjekësor . Viktimat nuk kanë marre tretman mjekësor .Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh./KP