Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, ku u kërkon që të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike për fushatën zgjedhore. Në letrën drejtuar Partisë Demokratike, kërkohet heqja e një materiali propagandistik nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të afishuar në fasadën e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ndërsa nga Partia Socialiste kërkohet heqja e menjëhershme e dy materialeve propagandistike të fushatës të shfaqura në Bashkinë e Gjirokastrës, shkruan A2.
Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit./KP