Laura Fazliu e nis me fitore Kampionatit Evropian të xhudos

- in Sport

Fazliu e nisi me fitore këtë kompeticion kundër xhudistes gjermane Pohl.

Xhudistja kosovare Laura Fazliu ka shënuar fitore në raundin e parë kundër gjermanes Dena Pohl, fitore kjo që e dërgon në raundin e dytë të Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, përcjell KosovaPress.

Në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, Fazliu në raundin e dytë do të përballet me holandezen Juul Franssen./KP