Elvana publikoi albumin e shumëpritur.
Këngëtarja Elvana Gjata sapo ka publikuar në kanalin YouTube albumin e ri muzikor.
“Çelu”, titullohet albumi i ri i Elvanës, i cili përmban disa projekte muzikore, të cilat i ka shoqëruar edhe me videoklipe.
“A po vjen”, “Drandofilat”, “Jeta ime”, “Vendi im”, “Kur jemi dasht”, janë titujt e disa projekteve që Elvana i përfshiu në albumin e ri.
Më poshtë mund t’i dëgjoni këngët e albumit tër ri të Elvana Gjatës, album i cili e rikthen këngëtaren pas një pauze të gjatë./RTK