Xhudistja kosovare është shpallur kampione e Evropës për herë të parë.
Distria Krasniqi ka siguruar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, ku në finale ka mposhtur ukrainasen Daria Bilodid, përcjell KosovaPress.
Krasniqi në finale mposhti dy herë kampionen e botës Daria Bilodid, kurse në rrugëtimin e saj deri tek medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa ndeshje, në raundin e dytë mposhti italianen Francesca Giorda, në raundin e tretë e mposhti Shira Rishony të Izraelit, në gjysmëfinale u përball me rusen Sabina Giliazova, dhe në finale triumfoi kundër ukrainases Daria Bilodid./KP