Xhudistja kosovare Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Lisbonë të Portugalisë.
Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, mposhti në raundin e tretë xhudisten nga Izraeli, Shira Rishony, përcjell KosovaPress.
Në rrugëtimin e saj drejt çerekfinales, Krasniqi raundin e parë e kaloi pa luftë, në të dytin e mposhti italianen, Francesca Giorda, dhe në raundin e tretë eliminoi xhudisten izraelite, Shira Rishony.
Në çerekfinale, Krasniqi do të përballet me rusen, Sabina Giliazova. /KP