FERDINAND VLERËSON POGBAN: NJË NGA MË TË MIRËT KUR ËSHTË NË FORMË

- in Sport

Manchester United mori një fitore që e ngjit në vend të parë në Premier League, teksa mposhti me rezultatin 1-2 Fulham. Ndeshja nuk ishte aspak e lehtë për “Djajtë e Kuq”, megjithatë për ta fituar mendoim Pogba me një goditje si silurë nga jashtë zonës. Francezi duket se është rikthyer në më të mirën e tij dhe po nxjerr në pah të gjithë cilësitë e tij, ndaj tashmë nga kritikat po merr shumë lavdërime.

 

Siç transmeton “Vip Sport”, elozhet së fundmi kanë ardhur edhe nga një legjendë e klubit siç është Rio Ferdinand, i cili thekson se mesfushori është një nga më të mirët kur është në formë.

“Mendoj se Pogba ishte brilant, bëri shumë mirë në të dyja krahët e fushës. Mbrojti mirë dhe krijoi shanse. Diferenca e madhe është se ai po luan shpejt, nuk harxhon shumë kohë me topin dhe është më shumë eficient. Ai është një nga më të mirët kur është në formë.

Ai e pëlqen lojën, kërkon të tregojë talentin e tij. Unë e kam parë Pogba të rritet dhe mendoj se është i aftë të luaj përkrah Fernandes. Nëse i ka lojtarët e mirë përreth, ai mund të bëjë atë që do. Nuk ka pasur vazhdimësinë, por tani është një nga lojtarët më të rëndësishëm”, u shpreh Ferdinand./RTK