​Liga e Evropës, rezultatet pas 45 minutave të parë

- in Sport

Kanë përfunduar pjesët e para në katër përballjet që po zhvillohen në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Evropës.

Vetëm në tre takime ka gola, ku skuadrat si Manchester United, Arsenal dhe Villarreal janë duke udhëhequr kundër rivalëve të tyre, kurse pjesa e parë e ndeshjes mes Romës e Ajaxit ka përfunduar pa gola, përcjell KosovaPress.

Manchester United është duke udhëhequr 1:0 kundër Granadas, ku nga një asistim i mesfushorit Paul Pogba, sulmuesi Edinson Cavani shënon në minutën e 6’.

Arsenali ka shpërthyer me tre gola kundër Slavia Pragës, ku në minutën e 18’ Nicolas Pepe shënon për 1:0, ndërsa tre minuta më vonë kapiteni Lacazette shënon për 2:0, dhe golin e tretë dhe të fundit për Arsenalin e shënoi ylli Bukayo Saka në minutën e 24’.

Dhe në ndeshjen Villarreal kundër Dinamo Zagrebit, spanjollët veçse janë me një këmbë në gjysmëfinale, ku pas 45’ minutave janë duke udhëhequr 2:0 kundër skuadrës së Lirim Kastratit e Arijan Ademit.

Rezultatet pas 45’ minutave lojë në ndeshjet e Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

AS Roma 0 – 0 Ajax

Manchester United 1 – 0 Granada CF

Slavia Prague 0 – 3 Arsenal

Villarreal 2 – 0 Dinamo Zagreb /KP