Pas fitores në ndeshjen e parë në Amsterdam javën e kaluar, Roma pret sot në shtëpi, në stadiumin “Olimpico” skuadrën e Ajaxit, ndeshje kjo e vlefshme për të siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Ligës së Evropës.
Pasi që e mposhti Ajaxin, duke ia ndalur hovin prej 10-të ndeshjeve pa humbje si vendas në këtë kompeticion, romakët tani synojnë që të mbajnë avantazhin nga ndeshja e parë, ku i kanë shënuar dy gola si mysafirë, përcjell KosovaPress.
Të dy skuadrat kanë mungesa të konsiderueshme të lojtarëve, ku për ndeshjen e sotme, Roma nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e El Shaarawy, Peres, Smalling, Zaniolo dhe Marash Kumbullës.
Në anën tjetër, tek Ajaxi do të mungojnë Blind, Labyad, Mazraoui, Onana dhe Rensch.
Formacionet zyrtare të dy skuadrave i gjeni më poshtë.
AS Roma (3-4-2-1): Pau Lopez; Mancini, Cristante, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Diawara, Calafiori; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko
Ajax (4-3-3): Stekelenburg; Klaiber, Timber, Martinez, Tagliafico; Alvarez, Klaassen, Gravenberch; Neres, Tadic, Antony/KP