​829 pacientë po trajtohen për Covid-19, 41 pacientë në gjendje të rënduar

- in Shëndetësi

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjitshme po trajtohen 829 pacientë.

Sipas QKUK-së, 41 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 656 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 348 pacientë: 295, të konfirmuar me Sars Cov-2, 19, në gjendje të rënduar, 297, me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 114 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 66 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 51 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 81 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë, Mjekimi Intensiv -COVID, 21 pacientë, Klinika e Pediatrisë, 12 pacientë. Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 481 pacientë: 389- të konfirmuar pozitivë, 22- në gjendje të rënduar shëndetësore,359- me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 109 pacientë, Spitali i Gjakovës, 67 pacientë, Spitali i Pejës, 93 pacientë, Spitali i Gjilanit, 81 pacientë, Spitali i Ferizajt, 64 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 46 pacientë, Spitali i Vushtrrisë, 21 pacientë”, thuhet në njofitm./KP