Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë, ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2862 testime nga të cilat 234 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, duke pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë kur u raportuan vetëm 125 raste.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 5 persona, ndërsa 634 kanë arritur të fitojnë betejën me virusin.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 192 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar/KP