​Trajneri i Bayernit tregon favoritin për ta fituar Topin e Artë

- in Sport

Trajneri i Bayern Munich Hansi Flick është absolutisht i bindur që Kylian Mbappe do ta fitoj Topin e Artë gjatë karrierës së tij.

Mbappe ishte ylli i ndeshjes në takimin e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve kundër Bayernit, duke shënuar dy gola, ku skuadra e tij mposhti 3:2 si mysafirë kampionin aktual të këtij kompeticioni, përcjell KosovaPress.

Para ndeshjes së kthimit, Flick tregoi arsyen pse nuk ka asnjë dyshim në mendjen e tij, që një ditë Mbappe do të zgjidhet lojtari më i mirë në botë.

“Ai do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen, jam absolutisht i bindur për atë gjë. Ai ka çdo gjë. Ai është i shpejtë, ka një teknikë të mirë , dhe më e rëndësishmja është që ai shënon shumë gola”, tha Flick.

Po ashtu, edhe mesfushori me tipare sulmuese i Bayernit, Thomas Muller, shprehu admirimin e tij drejt Mbappes, dhe e ka pranuar që mënyra se si ai sulmon do të jetë tejet e vështirë për mbrojtjen e Bayernit.

“Ai është shumë i rrezikshëm, me stilin tonë të lojës, automatikisht do të ketë hapësira që do të krijohen në fushë”, tha Muller.

“Neymar dhe Mbappe zakonisht qëndrojnë në krye të sulmit, ata nuk kthehen në mbrojtje, por qëndrojnë në pozita të rrezikshme për kundërsulme. Nuk ka gjasa që t’i mbulosh komplet për tërë ndeshjen”, shtoi gjermani.

Mbappe ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar në 10-të prej tyre në 39-të paraqitje këtë sezon në të gjitha garat. Vetëm sulmuesi i Bayernit Robert Leëandoëski ka më shumë gola këtë sezon, gjithsej 42 sosh, ndërsa në përfshirje të golave me asistime, vetëm Leëandoëski me 50-të sosh dhe Harry Kane me 45, kanë qenë më produktiv se Mbappe./KP