​7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri

- in Shqipëri, Shqiperi test

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se sonte 7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri, ndërsa, të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë.

Rama ka shkruar në Facebook se nuk do të ndalen asnjë ditë, deri në fund.

“Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh, po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike. Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë”, ka shkruar ai./KP