Milani kryeson kundër Parmas, mbyllet pjesa e parë

- in Sport

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Parmas dhe Milanit, ku pas 45’ minutave lojë, “Rossonerët” udhëheqin me rezultat 2:0.

Kjo përballje i takon xhiros së 30-të të Serie A, përcjell KosovaPress.

Milani e filloi ndeshjen në mënyrë të mirë, ku në minutën e 8’ pas asistimit të Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi anësor Ante Rebic shënon për 1:0.

“Rossonerët” nuk u ndalën me kaq, pasi që një minutë para përfundimit të ndeshjes, në minutën e 44’ Franck Kessie shënon për 2:0 pas asistimit të Theo Hernandez.

Videot e dy golave të AC Milanit i gjeni më poshtë.

Goli i parë i Rebic

https://twitter.com/SempreMilanCom/status/1380919578843353089

Goli i dytë i Kessie

https://twitter.com/_InsideMilan/status/1380925476793909251     /KP