Ka përfunduar ndeshja mes Liverpoolit dhe Aston Villës, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 31-të në Premier Ligën angleze.
“Të Kuqtë” zhvilluan ndeshje si vendas, në stadiumin “Anfield Road”, kundër “Luanëve”, të cilën e fituan me rezultat të ngushtë 2:1, përcjell KosovaPress.
Fillimisht, ishte Aston Villa e para që kaloi në epërsi përmes golit të Ollie Watkins në minutën e 43’. Pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal në favor të Villas.
Me fillim të pjesës së dytë, Liverpooli arriti ta gjej golin e barazimit, ku në minutën e 57’ Salah shënon për 1:1.
Kur dukej se ndeshja ishte afër përfundimit me një barazim, ylli i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold lëshoi një goditje tejet të bukur, dhe në minutën 90+1’ shtesë shënon për 2:1, kështu duke ia siguruar tre pikë të rëndësishme skuadrës së Jurgen Klopp.
Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në pozitën e katërt në tabelë në kuotën e 52 pikëve, aq sa ka edhe West Ham United në vendin e pestë.
Golin e Trent Alexander-Arnold e gjeni më poshtë.
https://twitter.com/Reds_ENG/status/1380911981260120067 /KP