Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes Werder Bremen e RB Leipzig, përballje kjo e vlefshme për xhiron e 28-të të Bundesligës gjermane.
Leipzig ishte duke fituar 3:0, por me inkuadrimin e sulmuesit Milot Rashica, Werder Bremeni arriti që përmes tij të gjej golin në minutën e 61’ nga penalltia, përcjell KosovaPress.
Gëzimi i tij nuk zgjati shumë, pasi që vetëm dy minuta më vonë RB Leipzig arriti ta thellojë rezultatin në 1:4 përmes Marcel Sabitzer.
Golat për RB Leipzig i shënuan Dani Olmo në minutën e 23’, dhe Alexander Sorloth me dy gola, një në minutën e 32’, dhe një në minutën e 41’./KP