​Leeds i bashkohet garës Agueron

- in Sport

“Të bardhët” shpresojnë ta transferojnë argjentinasin në “Elland Road”.

Skuadra angleze Leeds United i është bashkuar garës që të nënshkruajë me sulmuesin Sergio Aguero si transferim me parametra zero, raporton “90min”.

Muajin e kaluar është konfirmuar që Aguero do të largohet nga Manchester City, pasi t’i mbarojw kontrata e tij aktuale në fund të këtij sezoni, pas një dekade me plot trofe në stadiumin “Etihad”, përcjell KosovaPress.

Deri tani shumë klube janë të lidhura me 32 vjeçarin, përfshirë këtu Chelsea e Barcelona, por Leeds shpresojnë që prezenca e trajnerit të tyre Marcelo Bielsa, që po ashtu është nga Argjentina, do të jetë e mjaftueshme për ta bindur sulmuesin që të kaloj në “Elland Road”.

Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi tek Manchester City në vitin 2011, Aguero ka bërë 385 paraqitje për skuadrën e Pep Guardiolas, ku ka shënuar plot 257-të gola dhe 73 asistime./kp