Një i mitur është goditur për vdekje të mërkurën në fshatin Rusinoc të Lipjanit. Për këtë policia ka arrestuar një burrë shqiptar me shtetësi suedeze pasi që i njëjti godit fëmijën për vdekje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Suedisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se e ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar (të mitur) duke i shkaktuar lëndime vdekje prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurort është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /KP