Kupa e Kosovës ka arritur në fazën gjysmëfinale të saj dhe të mërkurën janë zhvilluar ndeshjet e para.
Dukagjini doli triumfues nga ballafaqimi me Istogun me rezultat 2-1 kurse Llapi e befasoi Prishtinën në “Fadil Vokrri” duke e mposhtur me rezultat 3-2, raporton KosovaPress.
Ndeshjet kthyese ku edhe do të mësohen dy ekipet finaliste do të zhvillohen më 21 prill më fillim nga ora 15:00./KP