Dy fitoret e muajit mars ndaj Andorras dhe San Marinos nuk e kanë ndihmuar Shqipërinë të ngjitet në renditjen e FIFA-së ku në përditësimin e fundit të publikuar, kuqezinjtë mbeten sërish aty ku ishin, në vendin e 66-të.
Humbja me Anglinë ka ndikuar sigurisht por gjithsesi skuadra e Rejas ka të njëjtat pike edhe pas këtyre rezultateve, 1360 duke mbrojtur ato pozicione të mëparshme.
Ndryshe paraqitet situate e Kosovës ku me 2 humbje në eliminatore dhe një fitore në miqësore, dardanët kanë rritje minimale të pikëve por humbasin 3 vende për t’u pozicionuar në vendin e 120 në FIFA.
Ndërkohë në luftën për kreun e renditjes nuk ka lëvizje thelbësore teksa Belgjika mbetet e para dhe siç ishin vijojnë Franca, Brazili, Anglia dhe Portugalia.
Italia ka bërë përparimin më të madh duke kapërcyer 3 pozicione dhe renditet e 7-ta ndërsa Danimarka futet në top 10 me 2 pozicione më lart./KP